Përmbytje në Drenas

 

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë kanë rënduar situatën edhe në Komunën e Drenasit. Disa fshatra janë përmbytur si pasojë e reshjeve.

Lidhur më këtë, Komuna e Drenasit ka njoftuar se ekipet emergjente janë në terren për t’i evituar problemet nga reshjet e shiut.

“Ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse sipas tyre në të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet.

Edhe në Komunën e Gjakovës është raportuar për përmbytje nga reshjet e shiut./21Media

Back to top button