Reshjet e shiut rëndojnë situatën në disa zona

 

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë kanë rënduar situatën nëpër disa vende dhe rrugë të Kosovës. Deri më tani janë raportuar për vërshime në komunën e Gjakovës, Drenasit dhe Malishevës.

Tashmë komuna e Gjakovës ka vënë në dispozicion Qendrën e Thirrjeve Emergjente për qytetarët të cilët hasin në vështirësi. Edhe pse sipas tyre, operatorët janë në teren dhe janë duke u munduar që të sanojnë problemet

Deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë. Në mënyrë që të jemi më afër jush, për çdo vështirësi që paraqitet në lagjen tuaj, ju lutem telefononi në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112☎️ dhe ne do të jemi në shërbim me të gjitha kapacitetet për të minimizuar problemin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Sipas parashikimeve meterologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese. /21Media

Back to top button