Përmbytjet në Seul, do të ndalohen banesat në bodrume

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, do të heq gradualisht banesat gjysmë-bodrume pasi dy gra dhe një adoleshente vdiqën gjatë përmbytjeve në fillim të kësaj jave.
Banesat e vogla, të paraqitura në filmin “Parasite”, fitues të çmimit Oscar, zakonisht u jepen me qira njerëzve me të ardhura të ulëta, përcjell rtv21.tv
Seuli nuk do të japë më leje për të ndërtuar shtëpi të tilla nga kjo javë dhe do të konvertojë gradualisht apartamentet ekzistuese, thanë zyrtarët. Kjo vjen pasi qyteti u godit nga shirat më të dendur në 80 vjet, raporton BBC
Që nga e mërkura, të paktën 11 persona u konfirmuan të vdekur ose të zhdukur si pasojë e përmbytjeve, të cilat kanë zgjatur prej tre ditësh.
Mbrëmjen e së hënës, dy motra rreth të 40-tave dhe një vajzë 13-vjeçare u gjetën të vdekura në banesën e tyre gjysmë-bodrum të përmbytur. Viktimat thuhet se kishin kërkuar ndihmë pasi shtëpia e tyre ishte mbushur me ujë, por shpëtimtarët nuk ishin në gjendje t’i arrinin.

Të mërkurën, zyrtarët thanë se qyteti do të konsultohej me qeverinë për të rishikuar ligjin e ndërtimit për të ndaluar plotësisht përdorimin e hapësirave të bodrumit ose gjysmëbodrumit për qëllime banimi, sipas një raporti të Yonhap./21Media

Back to top button