Përplasen dy trena, tre të vdekur

Tre persona vdiqën dhe tetë të tjerë mbetën të lënduar të mërkurën rreth orës 08:00 kur një tren ekspres nga Mynihu në Pragë u përplas me një tren lokal udhëtarësh në Republikën Çeke.
Sipas autoriteteve çeke, disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale nga vendi i përplasjes. Pesëdhjetë njerëz pësuan lëndime më të lehta që nuk kërkuan trajtim të menjëhershëm, transmeton rtv21.tv.
Një zëdhënëse e policisë tha se tre persona ishin të vdekur por ajo nuk mund të konfirmojë raportet e mediave lokale se të vdekurit përfshinin shoferët e dy trenave dhe një pasagjer./21Media

Back to top button