Përplasen dy vetura, vdiq një fëmijë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Bërxull.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, në rrugën “Shkëndija”.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka humbur jetën një fëmijë i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ishte rastësisht në rrugë.

”Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar Policia.

Back to top button