PSG e konfirmon largimin e Messit

Tanimë e konfirmuar edhe nga vetë kampioni francez, Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, PSG e ka konfirmuar se Lionel Messi do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Ndeshja e fundit e Messit në “Parc des Princes” do të jetë sonte ndaj skuadrës së Clermontit.

“Klubi dëshiron që të falënderojë më së miri shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjithashtu ngriti një Trophée des Champions dhe dy tituj të Ligue 1 me ‘Les Rouge et Bleu’”, shkruante në komunikatën e PSG-së.

“Faleminderit klubit, qytetit të Parisit dhe qytetarëve për këto dy vite, ju uroj më të mirën në të ardhmen”, ishin fjalët e Messit.

Messi do të vendosë të ardhmen e tij së shpejti. Inter Miami është në garë dhe i ka bërë një propozim Messit për ta sjellë në Ligën Amerikane (MLS).

Oferta e Al Hilal ende mbetet e vlefshme në tavolinë për Messin që nga muaji prill; Më shumë se 400 milionë euro në vit dhe marrëveshje komerciale.

Barcelona ende po pret në Financial Fair Play të La Ligas, ndërsa ende nuk është bërë ndonjë ofertë drejt Messit.

Po ashtu, bëhet e ditur nga Fabrizio Romano se edhe klube të tjera evropiane po interesohen në shërbimet e Messit.

Back to top button