Përplasen trenat kokë më kokë, ka të vdekur

Tre të tjerë janë në gjendje kritike për jetën

Një person ka vdekur dhe 92 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një treni të udhëtarëve të premten në qytetin e Barcelonës në Spanjë.

Dy trena të kompanive të ndryshme janë goditur kokë më kokë, duke lënë njërin nga shoferët të vdekur, e tre persona në gjendje kritike për jetën, kanë deklaruar autoritetet, transmeton rtv21.tv.

Shkaqet e kësaj përplasje ende nuk janë bërë të ditura.

“Informacioni që kemi është se ka pasur një përplasje frontale”, tha shkurt Antonio Carmona, zëdhënësi i operatorit shtetëror të trenave RENFE.

Përplasja e trenave kishte ndodhur në orën 6:20, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës./21Media

Back to top button