Treni përplas furgonin, 10 të lënduar

Një aksident ndërmjet një treni dhe një furgoni ka ndodhur sot në Veles, Maqedoninë e Veriut.
Nga aksidenti janë lënduar 10 pasagjerë të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Veles për tretman mjekësor.
“Sot (05.01.2023) në ora 12:01 në SVR Veles është njoftuar se në vendkalimin hekurudhor afër fabrikës Porcelanka në Veles ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të trenit të Hekurudhave të Maqedonisë dhe një automjeti taksi – furgon “Mercedes” me targa të Velesit, në pronësi të një kompanie taksi nga Çashka, e menaxhuar nga D.J.(52) nga Çashka”, kanë thënë MPB.
Kontrollin e ka bërë ekipi inspektues nga SVR Veles./TV21

Back to top button