Kaloni te përmbajtja kryesore

Përplaset avioni, vdesin 14 persona në Brazil

14 persona kanë mbetur të vdekur në Amazona të Brazilit, pasi që avioni me të cilin po udhëtonin u përplas.

Piloti iu afrua qytetit të Barcelos kur kishte shi të dendur dhe shikueshmëri të ulët dhe u duk se pa dashje filloi të ulej në gjysmë të pistës, tha në një konferencë shtypi sekretari i sigurisë shtetërorë të Amazonas, Vinicius Almeida.

Tutje ai shtoi se avioni doli nga brezi i uljes dhe u rrëzua, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv.

Trupat u hoqën nga avioni, ndërsa të gjitha viktimat ishin turistë brazilianë, tha Wilson Lima, guvernator i shtetit Amazonas.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button