Përplasja e Kurtit me Borrellin, Gruda: Lajm katastrofal për Kosovën

Profesori universitar, Përparim Gruda, sonte në “Click” të RTV21 tha se përplasja e kryeministrit Alin Kurtit me përfaqësuesin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, është lajm katastrofal për Kosovën.
Gruda tha se Kosova nuk ka fuqi që të dialogojë në mënyrë të tillë me zyrtarë të BE-së.
Tutje, shtoi se në sytë e BE-së, Kosova sot është fajtore që dialogu ka ngecur.

Dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian është shprehur i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar ka thënë se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese./21Media

Back to top button