Përplasje me armë në Shkodër, shkëmbim zjarri mes dy automjeteve

Të shtëna me armë zjarri në lagjen Perrucë të Shkodrës

Sipas policisë dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta.

Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Jo më larg se një javë më para në Shkodër ndodhi një përplasje me armë zjarri, ku si pasojë mbeti e plagosur një qytetare.

Ndërkohë, për situatën në qytet ka folur edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademin ka ngritur alarmin për situatën e krimit në Shkodër.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-deputetja e PD në Shkodër Izmira Ulqinaku. Ajo deklaron se bandat nuk njohin ligj e as rend dhe se po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Sipas saj Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe deputetet e mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodër, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës!/oranews

Back to top button