Përplasje mes LDK dhe AAK

Në Debat Përnime i cili po transmetohet në Radiotelevizionin 21 Përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa u përplasën me koalicionin PDK-AAK-Nisma

Ishte Hykmete Bajrami ajo që drejtoi pyetjen drejtë PAN-it se cili është programi i secilës parti të koalicionit, pasi shihet se nuk e kanë një program të përbashkët.

Replikë kësaj pyetje i dha përfaqësuesi i AAK-së Ymer Rusinovci, duke thënë se AAK-ja e ka një plan të hartuar, dhe se nëse do të bëhej debat për bujqësinë do duhej të ftoheshin ekspertët, e të mos fliste gjithkush që s’di asgjë në këtë drejtim, shkruan rtv21.tv.

Rusinovci bëri të ditur se Aleanca ka paraparë 10% të buxhetit të përgjithshëm të ndahen për bujqësinë, dhe do të gjendet harmonizimi mes planit të Nismës për të ndarë 400 milionë. Rusinovci pyeti përfaqësuesen e LDK-së se çfarë do të bënin me menaxhimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore, por Bajrami nuk kishte përgjigje për pyetjen e Rusinovcit, dhe përsëri përqendrohej duke thënë se PAN-i nuk kanë plan të harmonizuar, dhe se koalicioni i tyre do të prishej ditën e votimeve.

Videon e përplasjes mund ta ndiqni në vazhdim:

/21Media

Back to top button