PAN: Bujqësia do të shpallet prioritet qeveritar
“Prioriteti i parë është ruajtja dhe menaxhimi i tokës bujqësore”
Përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Imer Rusinovci tha se bujqësia do të shpallet prioritet qeveritar ngase ky sektor ka qenë i anashkaluar.
Këto komente ai i bëri në emisionin “DebatPërnime” temë e të cilit është industria e bujqësia.
Imer Rusinovci tha se në katër vite qeverisje kanë tri prioritete kyçe.
“Prioriteti i parë është ruajtja dhe menaxhimi i tokës bujqësore. Prioriteti i dytë është konkurrueshmëria, jo vetëm në sasi por edhe në cilësi, me theks investimet në sektorin e ujitjes. Si dhe objektiva e tretë është buxheti, duke përfshi programet për prodhim bimor e blegtoral”, tha Rusinovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?