Përpos Pfizer, a ka kërkesa për llojet e tjera të vaksinave?

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Është bërë e ditur se kërkesat më të mëdha kanë qenë për vaksinën Pfizer, por a ka kërkesa për vaksina të tjera?
Zëdhënësi i MSH, Faik Hoti tha për RTV21 se në fillim kërkesa për vaksinën AstraZeneca ishte e lartë dhe qytetarët e pranonin pa hezituar fare.
“Sikur të ishte shfrytëzuar edhe stoku i vaksinave të AstraZenecas, ne përqindjen e vaksinimit do ta kishim shumë më të lartë se që e kemi sot”, tha Hoti./21Media

 

Back to top button