Përpunonte e tregtonte mish pa u regjistruar në organet kompetente, arrestohet 52 vjeçari

U arrestua një 52 vjeçar në Tiranë, që përpunonte dhe tregtonte mish, pa u regjistruar në organet kompetente.
Policia sot informoi se nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 450 kg mish pule.”, informoi Policia e Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button