Propozimi franko-gjerman, Kurti: Ka shkelur detyrimin ligjor që të informojë qytetarët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka adersuar kritika ndaj krerëve të shtetit për mungesë informimi sa i përket propozimit franko-gjerman.

“As kryeministri Kurti, as presidentja Osmani nuk e dhanë asnjë informatë për këtë propozim sikur të bëhet fjalë për një ngjarje në Afrikë apo Mongoli e jo për një çështje jetike për Kosovën. Kryetari i Kuvendit, duke thënë se në këtë propozom shihej njohja faktike ( por jo edhe juridike ) e pavarësisë nga Serbia, i shtoi kësaj mjegullnaje edhe një grusht me tym kurse zkryeministri Bislimi fillimisht tha se ky propozim është më afër interesave të Serbisë dhe se kryeministri Kurti gjatë takimit në Samitin e Berlinit do t’ua thotë qëndrimin e Kosovës për këtë propozim presidentit Makron dhe kancelarit Sholc. “, thuhet në reagimin e këtij Këshilli.

Ai tutje vlerëson se Kryeministri Kurti në mënyrën më flagrante ka shkelur detyrimin ligjor që të informojë qytetarët e Kosovës për proceset që përmbajtësisht kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj për t’u informuar për këtë.

“Kancelari Sholc dhe presidenti Makron nuk janë votues të Albin Kurtit dhe kryeministri i Kosovës nuk ka ndonjë detyrim t’i informojë ata para se t’i ketë informuar qytetarët e Kosovës dhe ta ketë marrë pëlqimin nga ta për një marrëveshje eventuale me Serbinë. “, thuhet tutje në reagim,

KMDLNJ po ashtu komentoi edhe ftesat që liderët e opozitës morëën për takime nga zyrtarë të lartë amerikanë.

“Vetmjaftueshmëria dhe bunkerizimi i kryeministrit Kurti për të mos ndarë informatat me qytetarët e Kosovës është një sinjal se po luhen lojëra aspak korrekte rreth dhe për Kosovën. Në këtë kontekst, KMDLNj –ë i sheh edhe ftesat për takime me zyrtarët e lartë amerikanë në Uashington, të kyçur në bisedime, për udhëheqësit e opozites kosovare, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së. Pasi kryeministri Kurti nuk arriti ta ndërtojë një konsensus brenda Kosovës për këtë marrëveshje, ndërkombëtarët do ta bëjnë këtë duke mos pranuar që kjo marrëveshje të nënshkruhet vetëm nga një subjekt politikë shkaku se do ta vështirësonte zbatimin. Në këtë funksion është takimi në Uashington për ta bindur opoziten të bëhet pjesë e procesit. Për të kërkuar dhe siguruar konstruktivitet edhe për kompromise dhe zgjidhje të dhimbshme.”, thuhet në reagim.

KLMDNj tutje velrëson se siç thonë ata, ky terr informativ i vë qytetarët e Kosovës para një akti të kryer e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat civile dhe politike të qytetarëve të Kosovës për t’u përcaktuar për fatin e tyre.
Ky këshill kërkon edhe shkarkimin e Komandantin e policisë në veri të Kosovës.

“Tensionimet e situatës në veri të Kosovës, përqëndrimi i ushtrisë serbe bri kufirit me Kosovën, improvizimi i lojës me dronë, refuzimi i konvertimit të tabelave ilegale, paralajmërimi për bllokim të rrugëve dhe pikave kufitare pas vendosjes së afatit të ri të përshkallëzuar për konvertim të tabelave ilegale, refuzimi i komandatit të Policisë së Kosovës për të shpërndarë fletëqortimet në veri të Kosovës janë veprime shantazhuese dhe të dënueshme. Komandanti i Policisë në veri të Kosovës duhet të shkarkohet urgjentisht dhe ndaj tij duhet të inicohet procedurë ligjore.”, thuhet në reagim.

Sipas KLMDNj-së Qeveria e Kosovës duhet të vendosë ligjshmëri në veri të Kosovës dhe ndërkombëtarët nuk duhet të pengojnë punën e qeverisë por se duhet ta ndihmojnë në këtë drejtim.

“Zjarrëvënia në shtëpi dhe vetura të atyre që i kanë konvertuar tabelat ilegale janë vepra kriminale, të dënueshme sipas ligjeve në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërlidhen me masat që i ka marrë qeveria e Kosovës për konvertim të tabelave ilegale”, thuhet në reagim
Po ashtu ky Këshill i kërkon Deputetëve të Kuvendit të Kosovës “ta detyrojnë kryeministrin e Kosovës, me mjete parlamentare që të raportojë në mënyrë të detajuar për ecurinë e bisedimeve me Serbinë dhe me propozimin franko – gjerman i cili duhet të bëhet publik, për aq sa nuk e rrezikon marrëveshjen përfundimtare. Gjithashtu, edhe udhëheqësit e opozitës do të duhej të raportonin për takimet në Ëashington për faktin se këto takime dhe bisedime ndërlidhen drejtpërsëdrejti me propozimin franko – gjerman i cili, për qytetarët e Kosovës është një paqartësi e madhe, në radhë të parë për shkak të territ absolut informativ nga qeveria e Kosovës dhe pamundësisë që ky tekst të jetë i qasshëm për qytetarët e Kosovës.”, përfundon reagimi./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button