Persona të maskuar dhe të armatosur i futen në shtëpi për t’i grabitur
Policia e Kosovës ka njoftuar se katër viktimat dy meshkuj dhe dy femra, kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se, pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje në Podujevë.
Nuk raportohet për të lënduar rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./21Media