Personat me këto probleme shëndetësore nuk duhet të konsumojnë hudhër

 

Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund t’i merrni me mend. Ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara. Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B që shkatërrojnë një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve, por nga ana tjetër ekizstojnë edhe disa kategori njerëzish ose situata ku është e ndaluar të përdoret.

Te gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, hudhra është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë kur merret në sasitë që normalisht gjenden në ushqim. Mirëpo ajo është e paqëndrueshme kur përdoret në sasi medicinale gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji. Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme për sigurinë e aplikimit të hudhrës në lëkurë nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj, për të qenë më të sigurta, mos e përdorni.

Personat që kanë çrregullime të gjakderdhjes,  hudhrën, veçanërisht atë të freskët nuk duhet ta përdorin sepse mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Pastaj probleme të stomakut ose tretjes hudhra mund të irritojë traktin gastrointestinal (GI). Përdoreni me kujdes nëse keni probleme me stomakun ose tretjen.

Gjitashtu edhe te personat me tension të ulët të gjakut, hudhra mund të ulë tensionin e gjakut. Në teori, konsumimi i hudhrave mund të bëjë që tensioni i gjakut të bëhet shumë i ulët tek njerëzit me tension të ulët të gjakut./21Media

Back to top button