Personazhi i parë me mbipeshë në një serial në Netflix

“Short Circuit” titullohet seria e animuar e filmave të Disney+. Ajo që e bën të veçantë këtë seri është se në të paraqiten tregime të ndryshme.
Këto ditë ky shërbim bëri debutimin e një personazhi të ri në një film të serisë, që e bën atë akoma më unike.
Fjala është për një personazh me mbipeshë. Persona si ky personazh jo shpesh shihen në ekrane, andaj qëllimi i Disney ishte që të nxisë studio të tjera të paraqesin edhe persona me mbipeshë në ekran.
Personazhi me mbipeshë në “Short Circuit” është një balerinë.
Pjesa ku ajo paraqitet u pagëzua Reflect.
Balerina shihet duke parë vetën në pasqyrë, e veshur me kostum balerine. Traileri tregon se si ajo mëson të kapërcejë frikën dhe përballet me realitetin për dukjen e saj.
Regjinë e Reflect e ka bërë Hilleri Bredfilld, e cila ka bërë regjinë edhe të disa filmave të tjerë të animuar si Enkanto dhe Frozen 2.
Reflect tashmë është komentuar nga shumë përdorues të medieve sociale. Ai ka marrë shumë kritika pozitive./21Media

Back to top button