Traileri i dokumentarit “In her Hands”

“In Her Hands” titullohet dokumentari i ri i Netflix, i cili do të lansohet së shpejti në këtë shërbim.
Regjinë e tij e kanë bërë Hillary e Chelsea Clinton. Filmimi i tij u mori kohë dy vite.
Dokumentari “In Her Hands” paraqet një pamje të rrallë rreth asaj se me çka janë përballur gratë në Afganistan vitet e fundit.
Me fjalë të tjera, ky film përqendrohet tek tregimi për kryetaren e parë të bashkisë në Afganistan, Zarifa Ghari, e cila është gruaja më e re që iu besua kjo pozitë në historinë e vendit të saj.
Kjo 26 vjeçare merr vendimin më të vështirë për mbijetesë kur forcat perëndimore njoftojnë për tërheqje dhe kthimin e Talibanit në pushtet.
Prodhueset e dokumentarit “In Her Hands”, Hillary e Chelsea Clinton në një deklaratë për media kanë thënë se dokumentari paraqet një rrëfim të pazakontë që na ofron një pamje të rrallë dhe të kuptuar në detale të asaj se me çka janë përballur gratë në Afganistan vitet e fundit.
Në gusht të vitit të kaluar, bota u bë dëshmitare e rënies së Kabulit. Tani edhe pas një viti, ky vend po përballet me krizën më të madhe humanitare që ka parë bota.
Dokumentari “In Her Hands” në Netflix dhe në disa kinema në mënyrë të limituar do të lansohet me 16 nëntor 2022./21Media

Back to top button