Peruja bëhet për herë të parë me një presidente

Peruja është bërë për herë të parë me presidente, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua disa orë pasi tentoi ta shpërbënte Parlamentin, raporton BBC.
Dina Boluarte në të kaluarën ishte zëvendëspresidente. Ish-presidenti Pedro CastilloCastillo ka thënë se po e zëvendëson Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.
Por, deputetët e kanë injoruar këtë, dhe në një takim emergjent e kanë rrëzuar atë. Ai u arrestua më pas dhe u akuzua për rebelim.
Raportet në mediume lokale thonë se ai po shkonte në Ambasadën e Meksikës në Lima kur u arrestua.
Boluarte 60-vjeçare, një avokate, ka thënë se do të qeverisë deri në korrik të vitit 2026.
Raportet në mediume lokale thonë se ai po shkonte në Ambasadën e Meksikës në Lima kur u arrestua.
Boluarte 60-vjeçare, një avokate, ka thënë se do të qeverisë deri në korrik të vitit 2026.
Ajo ka bërë thirrje për paqe politike për të tejkaluar krizën që e ka pushtuar shtetin.
“Ajo që kërkoj është hapësirë dhe kohë për të shpëtuar vendin”, tha Boluarte.
“Ajo që kërkoj është hapësirë dhe kohë për të shpëtuar vendin”, tha Boluarte.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?