Sipas EPIK-ut, ky përvjetor ‘e gjen Kosovën në nivelin më të ulët të zbatimit të saj’.

Sipas EPIK-ut, ky përvjetor ‘e gjen Kosovën në nivelin më të ulët të zbatimit të saj’.

Instituti EPIK ka kujtuar se nesër është përvjetori i 4-të i MSA-së, dhe në këtë drejtim, ka publikuar nivelin e zbatimit të MSA-së në vitin 2019. Sipas EPIK-ut, ky përvjetor ‘e gjen Kosovën në nivelin më të ulët të zbatimit të saj’.

“MSA-ja është dokument më i rëndësishëm juridik dhe politik në mes Kosovës dhe BE-së. Kosova ka marr për detyrim që të zbatojë dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetëvjeçare. Me qëllim të zbatimit të obligimeve që burojnë nga MSA, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA). Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së. Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, p.sh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE”, thuhet në komunikatë.

Programi përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.

“Në këtë kontekst, duke marr për bazë raportet vjetore për zbatimin e MSA-së, Instituti EPIK thotë se mund të konkludojmë se që nga hyrja në fuqi e MSA-së në Kosovë mungon vullneti politik për të ndërmarr reformat e parapara me Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”, thuhet tutje në komunikatë.

Në bazë të raporteve zyrtare të institucioneve:

Në vitin 2016, programi kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741 masa, apo 55% të programit.
Në vitin 2017, programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600 masa, apo 62% të programit.
Në vitin 2018, programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362 masa, apo 68% të programit.
Në vitin 2019, programi kishte 401 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 204 masa, apo 51% të programit.
Në këtë drejtim, përkundër zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të masave në kuadër të programit, në vitin 2019 shkalla e zbatimit të MSA-së ka arritur nivelin më të ulët ndonjëherë që nga hyrja në fuqi e MSA-së në vitin 2016.

Sa i përket llojit të masave në vitin 2019 nga gjithsej 401 masa të parapara, programi përmbante 160 masa legjislative dhe 241 masa implementuese.

Shkalla më e ulët e zbatimit vërehet tek masat legjislative, me ç’rast shkalla e zbatimit të masave legjislative gjatë vitit 2019 është 36.88%, pasi që 59 nga 160 masa të planifikuara janë zbatuar. Ndërsa, gjendja është pak më pozitive tek masat implementuese, pasi që shkalla e zbatimit të masave implementuese gjatë vitit 2019 është 60.17%, pasi që 145 nga 241 masa të planifikuara janë zbatuar.

Disa nga masat dhe reformat e pa zbatuara në vitin 2019 janë:

– Miratimi i dy projektligjeve: pà «r racionalizimin e agjencive dhe institucioneve të pavarura; dhe për kontestet administrative;

– Miratimi i katër (4) projektligjeve në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore;

– Miratimi i pesë (5) projektligjeve në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë;

– Miratimi i pesë (5) projektligjeve në fushën e mjedisit;

– Rritja e numrit të inspektorëve të punës;

– Miratimi i tri (3) rregulloreve në fushën e politikave të konkurrencës: de minimis për ndihmë shtetërore; për ndihmë rajonale; dhe për ndihmë horizontale;

– Miratimi i strategjisë për digjitalizim të transmetimit tokësor;

– Miratimi i tri (3) rregulloreve në fushën e sigurisë së ushqimit;

– Mos funksionalizimi i fabrikës për përpunimin e mbetjeve të kafshëve.

“Sa i përket vitit 2020, bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë vullnet të shtuar politik për të zbatuar reformat e parapara me MSA, pasi qà « vitin tjetër do të shënojmë pesë vite që nga hyrja në fuqi e MSA-së. Viti 2021 do jetë moment i rëndësishëm, pasi që në përputhje me nenin 9 të MSA-së, Këshilli i Stabilizim Asocimit do të bënë vlerësimin detaj të zbatimit të MSA-së dhe rrjedhimisht do të merr masat për të ardhmen e procesit Stabilizim Asocimi për Kosovën”, thuhet në fund të komunikatës./21Media