Përvjetori i luftës në Ukrainë, Osmani: Lufta e tyre është lufta jonë

(Lajm i përditësuar)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në përvjetorin e fllimit të agresionit rus në Ukrainë deklaroi se lufta e Ukrainës për të mbrojtur vendin “është lufta jonë”. Sipas saj, triumfi i drejtësisë dhe lirisë së demokracisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë.
“Janë momente historike si ky që na tregojnë se çfarë ka më shumë rëndësi. De do të qëndrojmë së bashku me demokracitë përballë hegjemonive në mbarë botën”, u shpreh Osmani.
Duke e quajtur luftë brutale gjenocidale të Rusisë, Osmani tha se përballë krimeve të tmerrshme, bota pa një komb që u ngrit me guxim dhe vendosmëri për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e vet.
“Kjo luftë ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Siç e dinë shumë mirë populli i Kosovës, brutaliteti dhe agresioni nuk mund të pengojnë kurrë vullnetin e popujve për të qenë të lirë”., shtoi ajo.


“Kosova krenare që u rreshtua me botën demokratike kundër agresionit Rus”
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e një vjetorit të fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ka thënë se Kosova është krenare  që u rreshtua me botën demokratike kundër agresionit rus.
“Jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen e Ukrainës në kuadër të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, ku jemi anëtar krah për krah me aleatët tanë nga NATO dhe BE.Regjimet autokratike mbesin kërcnim për paqen kudo në botë, por edhe në rajonin tonë. Serbia me regjimin e saj autokratik mbetet aleati i vetëm i Rusisë në fqinjësinë tonë. Por, edhe ne mbesim të palëkundur në orietimin tonë drejt NATO-së dhe BE-së.”, shkroi ai në
Mehaj u shpreh otpimist se Ukraina do të fitojë.
“Mbesim me besim të plotë se e mira do të triumfoj mbi të keqen dhe se Ukraina do të dalë fitimtare në të drejtën e saj dhe popullit të saj.”, shkroi Mehaj.
08:25- Prishtina me ngjyra të flamurit ukrainas: Jemi me ju!
Sot një vit më parë Rusia  nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj Ukrainë. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi, përcjell portali rtv21.tv
Në  shenje solidarizimi me popullin ukrainas mbrëmë Prishtina ndriçua me ngjyrën me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Një imazh në Facebook e publikoi kryetari i Komunës së Prishtinës. Përparim Rama.
“Sonte Prishtina u ndriçua me ngjyrën e kaltër dhe të verdhë, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës. Jemi me ju! “, shkroi ai./21Media

Back to top button