Pesë parti gjobiten me afro 32 mijë euro

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar në total prej 31,900 euro pesë parti, për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhor.

PZAP-ja, në seancën e mbajtur me datën 12 shkurt, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akterë tjerë në zgjedhje.
Pas seancës, gjobat janë shqiptuar si në vijim: Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 20,000.00 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 7,200.00 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 2,000.00 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1,500.00euro dhe Lista Serbe me 1,200.00 euro./21Media

Back to top button