Tetovarit iu konfiskua vetura Porsche!

 

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë informuan se sot rreth orës 15 në autostradën Tetovë-Gostivar nëpunësit policor kanë konfiskuar një veturë “Porshe” me targa të Tetovës në pronësi të 31 vjeçarit nga Xhepçishti i Tetovës.

“Sot rreth orës 15 në autostradën Tetovë-Gostivar, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovës, përkohësisht kanë konfiskuar veturën Porshe me targa të Tetovës, pronë e 31 vjeçarit nga Xhepçishti i Tetovës, e cila ka qenë me regjistrim të skaduar mbi 6 muaj. Që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të Ligjit për sigurinë në trafikun rrugorë deri më tani janë konfiskuar rreth 30 vetura të paregjistruara mbi 6 muaj”, bënë të ditur nga SPB-Tetovë./21Media

Back to top button