Pesë skuadra në garë për shërbimet e Dele Alli

Të paktën pesë skuadra janë duke e monitoruar nga afër situatën momentale të mesfushorit anglez Dele Alli, te skuadra e Tottenhamit, siç raportohet nga “Daily Mirror”.
Thuhet se skuadra që i prinë kësaj gare është ajo e Newcastle United, krerët e së cilës dëshirojnë ta transferojnë Allin në formë huazimi.
Po ashtu, krahas Newastle në garë për shërbimet e mesfushorit anglez janë edhe skuadrat e tjera si: Brighton, Burnley, Everton dhe Borussia Dortmund.
Që prej transferimit nga MK Dons te Tottenhami në maj të vitit 2015, Dele Alli ka arritur të bëjë 269 paraqitje për skuadrën londineze, duke regjistruar 67 gola dhe 61 asistime.

Back to top button