Nushi: Kjo Qeveri frikësohet nga një baner i PSD-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka deklaruar se Qeveria po i frikësohet banerit të aktivitetit të tyre, shkruan rtv21.tv
“S’kanë faj sepse janë totalisht në panik nga vendimet që vetë po i marrin, i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-I”, ka thënë ai.
“Nga dje, nga këto ditët e fundit që kemi parë, nuk është më Zyre e Kryeministrit as e Qeverisë së Kosovës që përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës, por një zyre e një mekanizëm shtetëror tërësisht në kontroll dhe i nënshtruar ndaj KEDS/KESCO”, ka theksuar ai./21Media

Back to top button