Pesë të vdekur dhe 342 raste të reja me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën pesë persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 342 raste të reja, ndërsa u shëruan edhe 235 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).”, informoi IKSHPK.

Sipas institutit, astet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211. Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.”, informoi tutje IKSHPK./21Media

Back to top button