Parandalohet kontrabanda në Dubravë

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) në Dubravë ka njoftuar se sot rreth orës 08:45, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Sipas SHKK-së, gjatë një kontrollimi, në një pajisje video-lojërash elektronike të tipit “Playstation”, në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobilë, një Sim-kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefonike të dedikuara për një të burgosur.

Shërbimi Korrektues ka informuar se personi i burgosur është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar policia.

Back to top button