Pesë të vdekur pas sulmit në Odesa, në mesin e tyre një foshnjë 3 muajshe

Të paktën pesë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin port të madh Odesa, ka thënë kreu i zyrës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
Një fëmijë tre muajsh ishte në mesin e të vdekurve, shkroi Andriy Yermak në Telegram.
18 të tjerë u plagosën, shtoi ai.
Ndër ndërtesat e goditura ishte edhe një bllok pallatesh.
“Asgjë nuk është e shenjtë. E keqja do të dënohet”, shkroi Yermak për sulmin rus./21Media

Show More
Back to top button