Pesë viktima, mbi 500 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Pesë qytetarë që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 531 qytetarë.
Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi, të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri, 80 vjeç, një qytetar nga Lezha, 83 vjeç, një qytetar nga Vlora, 87 vjeç.
Ndërkohë rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.
Janë 9,829 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 531
Të shëruar në 24 orë 1333
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2948
Testime totale 1,707,815
Raste pozitive 267,551
Raste të shëruara 254,315
Raste Aktive 9,829
Humbje jete 3,407
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3372
Fier 1343
Shkodër 875
Vlorë 805
Gjirokastër 779
Elbasan 729
Berat 677
Lezhë 380
Korçë 306
Durrës 280
Kukës 216
Dibër 67/Oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?