Shtëpia e Xhafer Devës lajm edhe në mediat ndërkombëtare

Lajmi për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve Reuters, e ka titulluar lajmin “Renovimi i shtëpisë së aleatit të nazismit në Kosovë shkakton zemërim”.
Reuters shkruan se renovimi i shtëpisë në Kosovë që i përkiste ministrit të qeverisë pro-naziste gjatë luftës së dytë botërore ka nxitur reagime nga Gjermania e cila paralajmëroi për “ndriçim” të historisë si dhe për pezullimin e projektit nga BE-ja dhe UNDP, transmeton rtv21.tv.
“Shtëpia trekatëshe me tulla të kuqe në Mitrovicë, e ndërtuar në vitet 1930 nga arkitektë austriakë, ishte shtëpia e Xhafer Devës, i cili shërbeu si ministër i brendshëm në qeverinë pro-gjermane në 1943 dhe 1944”, ka shkruar Reuters.
Sipas Reuters, në kohën kur Deva ishte ministër, Kosova konsiderohej nga Gjermania si pjesë e Shqipërisë.
Reuters ka shkruar se një dëshmitar i tyre ka gjetur tre rrugë me emrin e Devës në Kosovë, duke përfshirë një në Prishtinë disa qindra metra larg Ambasadës Gjermane.
Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) tre ditë më parë kanë njoftuar se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut. Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media

Back to top button