Pesë viktima në Kroaci nga Gjakova, reagon Gjini

 
Mëngjesin e së dielës vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, pesë prej tyre janë nga Gjakova.
Kryetari i kësaj komune Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është goditur rëndë nga ky aksident, teksa ka shtuar se sonte janë mbledhur të gjitha strukturat për të parë se si do të vepruar tutje.
Ai thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë të gjitha familjet e viktimave në këto momente të vështira.
“Gjakova e ka pësuar keq. Është tepër e rëndë të mendojnë se si ndihen familjet e viktimave. Janë pesë viktima nga Gjakova. Pos bashkë vozitësit që është konfirmuar më herët se ka ndërruar jetë në këtë tragjedi, kemi edhe katër viktima tjera. Kemi një nënë dhe një vajzë nga fshati Devë, dhe një tjetër grua nga fshati Lipovec”, ka thënë Gjini në RTV Dukagjini.
Nga vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës mbi 40 persona mbeten të lënduar.

Back to top button