Petkov: Komisioni historik do të ketë më së paku tre takime në katër muajt e ardhshëm

Intensifikohet puna e Komisioni të përbashkët për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Shkupit Dhe Sofjes, u tha në konferencën e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.
“Duke të nënvizoj se komisioni historik, gjatë katër muajve të ardhshëm do të ketë së paku tre takime. Punë shumë intensive, kjo është pikëpamje shumë optimiste drejt rezultateve të përbashkëta. Nga takimet e sotme shihe sinergji dhe avantazhet nga miqësia e mirë”, tha Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
Në fund të muajit dhjetor është mbajtur takimi i fundit për vitin 2021, ku nuk i soll asnjë vendim./TV21

Back to top button