Petkoviq thotë se kryesi i sulmit në Shtërpcë është shqiptar

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Petkoviq ka thënë se, personat janë qëlluar nga një shqiptar nga vetura në lëvizje”.
“Tentim për të vrarë dy djem serbë në Gotovushë afër Shtërpcës. Fëmijët janë qëlluar nga një shqiptar, sipas banorëve, nga një veturë në lëvizje. Millosh dhe Stefan janë plagosur me armë zjarri”, ka shkruar Petkoviq.
Sipas tij, ata janë qëlluar “derisa ishin duke bartur buzmin për Krishtlindjen”./21Media

Back to top button