Pezullimi i vendimit për pagat në sistemin e drejtësisë, Zekaj: Vendimi i qeverisë krijonte kaos në sistemin gjyqësor

(Lajm i përditësuar)

Avokati dhe monitoruesi shumëvjeçar i sistemit të drejtësisë, Yll Zekaj e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pezulloj vendimin e qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.
Në një intervistë për emisionin 21 drejtpërdrejt Zekaj tha se vendimi i qeverisë për ulje të pagave ka krijuar kaos në sistemin gjyqësor.

 
Yll Zekaj: Janë të rralla rastet kur një person që kryen veprën penale të dhunës në familje i shqiptohet një burgim efektiv
Zekaj tutje shtoi se në Kosovë janë të rralla rastet kur një person që kryen veprën penale të dhunës në familje  i shqiptohet një burgim efektiv.
“Kemi probleme me politikën ndëshkimore sa i përket dhunës në familje e gjithashtu edhe sa i përket urdhrave mbrojtëse, në shumicën e rasteve kur kemi të bëjmë me shkeljen e urdhrave mbrojtëse e që e njëjta është vepër penale shpesh herë shkelësit e urdhrave mbrojtëse dënohen me gjoba simbolikë ose me dënime me kusht. Janë të rralla rastet kur një person që kryen veprën penale të dhunës në familje  i shqiptohet një burgim efektiv zakonisht kemi dënime me gjobë dhe dënime me kusht”, deklaroia Zekaj.

Yll Zekaj: Shteti është përgjegjës për sigurimin e jetës së njeriut
Avokati dhe monitoruesi shumëvjeçar i sistemit të drejtësisë, Yll Zekaj sot ishte i ftuar në “21 Drejtëpërdrejt” të RTV21.
Zekaj foli për vrasjen e gruas shtatzënë duke theksuar se shteti është përgjegjës për sigurinë e jetës së njeriut.
“Jo vetëm në këtë rast, por kemi pasur disa raste që viteve të fundit që pas analizave të çdo rasti ka dalur që në të gjitha këto raste ka dështuar ndonjë hallk e shtetit. Shteti është përgjegjës për sigurinë e jetës së njeriut kështu që në të gjitha këto raste kur kemi me dhunë në familje e të cilat fatkeqësisht po përfundojnë me fatalitet pas analizave po del që dështon Polica Prokuroria apo edhe në fund edhe sistemi Gjyqësor. Në shumicën e këtyre rasteve kryerësit e këtyre veprave nuk pe kanë rastin e parë të vepër penale”, tha Zekaj./21Media

Back to top button