Pezullohen aktivitet e gurëthyesit në afërsi të lokalitetit arkeologjik ”Maja e Zezë” në Obiliq

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve të gurëthyesit në afërsi të lokalitetit arkeologjik ”Maja e Zezë” në Obiliq.
E gjithë kjo është arrituar si rezultat i kërkesës së banorëve nga fshatrat: Sibofc, Graboc, Shipitullë dhe Palaj që u adresua dhe inicua më pas nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Ekonomisë.
Siç bëhet e ditur nga MKRS-ja, komuna e Obiliqit ka marrë vendim për tërheqje të pëlqimit mjedisor të operatorit “SB CONSTRUCTION SH.P.K” për hulumtimin dhe shfrytëzimin e gurit në fshatin Graboc.
“Maja e Zezë” është zonë e listuar në kategorinë e trashëgimisë arkeologjike, pikë stragjike dhe turistike dhe pas angazhimit të banorëve, Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit kjo zonë do të mbrohet. Gjithashtu Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave në Ministrinë e Mjedisit ka filluar procedurën për tërheqje të pëlqimit mjedisor që i ka dhënë në vitin 2018 kompanisë SB CONSTRUCTION”, thuhet në njoftimin e MKRS-së./21Media

Back to top button