Pezullohet greva e Shërbimit Civil
Pezullimi vlen deri në miratimin e Projektligjit për Pagat
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ka njoftuar se kanë pezulluar grevën. Sipas kësaj sindikate pezullimi i grevës të vlejë deri në miratimin e Projektligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës u dakorduan që të fillojnë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil.
Shërbimi Civil i Kosovës ishte në grevë për dy ditë në kohëzgjatje nga një orë ./21Media