Pezullohet rrënimi i objektit të “Abi Çarshia”

Vendim i Gjykatës Themelore

Gjykata Themelore në Prizren ka ndaluar Komunën e Prizrenit të bëjë rrënimin e objektit të “Abi Çarshia”.

Ky vendim u mor pak minuta para se të fillojnë rrënimet në pjesën në të cilën pretendohej që ishte pa leje ndërtimi.

Avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Betim Kadolli, i ka quajtur të ngutshme veprimet e inspektoratit. I njëjti ka kërkuar edhe dëmshpërblim, për çka sipas tij, dëmi është jashtëzakonisht i madh.

Investitori “Abi Çarshia” kishte vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen e makinerive të Komunës./21Media

Back to top button