Pezullohet testimi në një laborator, rreth 43 mijë njerëz me rezultat të dyshimtë

Për shkak të gabimeve në një laborator, rreth 43 mijë njerëzve në Angli gabimisht mund t’u është thënë se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.
Testimi në një laborator në Wolverhampton është pezulluar pas një hetimi të Shërbimit Publik të Shëndetësisë.
Tani po kontaktohet ata që janë testuar për t’u kërkuar që të testohen edhe një herë për COVID-19.
Shqetësimet u ngritën pasi njerëzit dolën pozitivë në testet e shpejta, por në ato PCR negativë./21Media

Back to top button