Kaloni te përmbajtja kryesore

​Federata e Spanjës njeh zyrtarisht Kosovën

 
 
Pas shumë skandaleve, fillimisht me mos pranimin e flamurit dhe himnit të Kosovës gjatë ndeshjes në stadiumin “La Cartuja”, dhe me mos përfshirjen e emrit të Kosovës në tabelën e Grupit B, Federata e Spanjës ka njohur zyrtarisht Kosovën.
Federata e Spanjës ka publikuar një foto në Facebook, për të paralajmëruar programin e sotëm, dhe po në atë foto shihet teksti “Spanjë-Kosovë”.
Siç shihet, Spanja më në fund është dorëzuar para emrit të Kosovës, dhe tanimë e njeh atë si shtet dhe jo si territor.
Sot, me fillim nga ora 20:45, Spanja pret në shtëpi Përfaqësuesen e Kosovës, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022” në Grupin B.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button