Pikëpyetjet para takimit të së martës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi

Para takimit të së martës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi një varg pikëpyetjesh. Por duket se problemi i dinarit do të jetë në plan të parë.

Njohës të rrethanave konsiderojnë se përfshirja e dinarit në këtë proces mund të ketë pasoja për Kosovën.

Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe ankesit të Ohrit si dhe vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit, janë çështjet, të cilat do t’i rikthejnë kryengociatorët e Kosovës dhe të Serbisë në tryezë të dialogu më 19 mars në Bruksel.

Për politologun, Albinot Maloku, ky takim është një përpjekje e të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që në fund të mandatit të tij t’i shtyjë palët të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit. Sipas tij, përfshirja e dinarit në procesin e dialogut është e pashëndetshme për Kosovën.

“Zotëri Lajçak e ka pjesën e vet të mandatit të mbetur dhe të insistojë maksimalisht në jetësimin e pajtimit të ndodhur në Bruksel dhe Ohër. Mënyrat dhe metodat do të përdoren nga lehtësuesi të gjitha për synim thelbësor që të kemi konkretizim dhe sukses në karrierën diplomatike të Lajçak, në fund të mandatit se çka ka bërë. Është e pashëndetshme, përveçse kontradiktore nga ana e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi që çështjen e dinarit si çështje e brendshme, kryesisht teknike, përmes një rregullore nga një autoritet i pavarur të transferojë si një çështje politike”, tha Maloku për rtv21.

Se përfshirja e çështjes së dinarit në dialogun me Serbinë është në dëm të Kosovës e thotë edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri.

“Përfshirja e kësja teme në dialog është e dëmshme sepse ka pasur mundësi të zgjidhet në mënyrë shumë më të duhur kjo e shton barrën dialogut është presion shtese edhe për Kurtin dhe në fund më shumë do të humbet se do të fitohet”, tha Muhaxhiri për rtv21.

Edhe profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, e vlerëson si negative për Kosovën përfshirjen e dinarit në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

“Keq sepse kjo është çështje eksulzivisht e vendit tonë. Mirëpo, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës me integrimin e pakicës serbe integrimin e pakices serbe në institucionet në këtë kuptim do duhej me e shiku gjithë regaimin e ashpër të SHBA i cili për mua lexohet si shqetësim që eventualisht mundn të përdoret si pretekst nga ana e Serbisë për verpiem destruktive siç ka ndodhë edhe në të kalurën prandaj kalimi i kësja çështjeje në dialog është e njëjta gjë me rastin e targave para një viti kur u deryruam ta kthejmë në çështje të dialogut”, tha për rtv21 Fetoshi.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin 19 marsit në Bruksel.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë tha se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të perëndimit në lidhje me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për këtë çështje të martën në Bruksel.

Banka Qendrore e Kosovës nisi zbatimin e rregullores së re nga 1 shkurti, e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb./RTV21/21Media

Back to top button