Pinkett Smith flet hapur: Kurrë nuk e dini nëpër çka po kalojnë njerëzit
Një muaj ka kaluar që nga koha kur ndodhi incidenti në ceremoninë e Oscars të këtij viti.
Aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin, Chris Rock, në përgjigje të një shakaje që ky i fundit bëri për gruan e Ëill, Jada Pinkett Smith.
Por, ky incident edhe pas një muaji vazhdon të jetë kryelajm i mediave rozë.
Së fundmi, Jada foli hapur për ngjarjen aspak të këndshme.
“Asnjëherë nuk e dini nëpër çka po kalojnë njerëzit. Kjo shfaqje më hapi sytë në një mënyrë shumë të thellë. Po dërgoj forcë e kurajo gjithë atyre që kanë humbur një të dashur nga vetëvrasja”, është shprehu ajo.
Kujtojmë që, Smith i kishte kërkuar falje Akademisë së Oscars, komedianit Rock dhe të gjithëve për incidentin.
Ndryshe, Akademia e ka pezulluar Will Smithin të marrë pjesë në Oscars për dhjetë vjet./21Media