Policia ndalon një person që sulmoi me armë zjarri policët në Jarinjë

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person i cili ishte i dyshuar dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim”, thuhet në reagimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit.
Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button