Pjesa e parë: Liverpooli në epërsi kundër Brentfordit

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po avancon 1:0 kundër Brentfordit.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Mohamed Salah, i cili i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 39’.

Po ashtu, në epërsi gjenden edhe Aston Villa dhe Brightoni.

Aston Villa po avancon 2:0 kundër Fulhamit, ndërkaq Brightoni gjendet në avantazh minimal 1:0 kundër Sheffield United.

Back to top button