Pjesa e parë: Prishtina e Llapi në epërsi, Drita dhe Ballkani nuk gjejnë ende golin

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani po barazon pa gola me skuadrën e Ferizajt.

Situatë e njëjtë është edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Drita dhe Malisheva kanë dështuar ta gjejnë golin deri tani.

Ndërkaq, Prishtina e Llapi gjenden në epërsi prej një goli ndaj Gjilanit e Drenicës.

Prishtina po avancon 2:1 ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”, ku golat për prishtinasit i shënuan Leotrim Kryeziu (minuta e 11’) dhe Hasan Hyseni (minuta e 21’), ndërsa te mysafirët golashënuesi i vetëm ishte Besfort Dervishaj (minuta e 28’).

Në anën tjetër, Llapi gjendet në epërsi minimale 1:0 si vendas në “Zahir Pajaziti” ndaj Gjilanit. Golin e vetëm deri tani e shënoi Trimror Selimi në minutën e 26’ të ndeshjes.

Rezultatet e pjesës së parë:

Drita 0:0 Malisheva

Dukagjini 2:0 Trepça ‘89

Ballkani 0:0 Ferizaj

Llapi 1:0 Gjilani

Prishtina 2:1 Drenica.

Back to top button