Pjesa më e madhe e forcave ruse vetëm 30 km nga Kievi

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit, kështu tha të shtunën Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Inteligjenca britanike gjithashtu paralajmëroi Rusinë se pasojat “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”, transmeton rtv21.tv.
Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës nga ministria, “Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainën, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e Forcave Ajrore Ruse”.
Ai tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë të vendosur në të gjithë vendin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha qytetarëve se kryeqyteti Kiev ishte ende nën kontrollin e tyre dhe “luftimet vazhdojnë”, në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën.
Më herët, shpërthime në Ukrainë u dëgjuan ndërsa Ministria e Brendshme e vendit paralajmëroi për “luftime aktive” në kryeqytet./21Media

Back to top button