Zelensky: Dështoi plani rus për të më kapur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësin e tyre.
Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.
“Ne e kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky.
Ai tha se forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?