“Sulm terrorist” në Australi

Pas shpërthimit në ndërtesë, policia ka gjetur një person të vdekur

Policia australiane po e trajton si një “incident terrorist” ku një person me armë është vrarë në Melburn të Australisë.

Zyrtarët policor kanë shkuar në një adresë në një periferi të qytetit të hënën pas raportimeve të një shpërthimi dhe gjetën një njeri të vdekur në hollin e ndërtesës, raporton BBC.

Një burrë tjetër, i identifikuar si Yacqub Khayre, ishte armatosur me një armë gjahu dhe mbante një grua brenda ndërtesës kundër vullnetit të saj.

Khayre, 29 vjeç, thirri një transmetues për të thënë se ai ishte duke vepruar në emër të grupit të Shtetit Islamik (IS)./21Media

Back to top button