Pjesëtari i FSK-së u shpall ”Ushtari më i mirë” në Kroaci

 
Në Poligonin Ushtarak ”Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, është mbajtur gara ndërkombëtare e ”Ushtarit më të mirë” për vitin 2021, me ç’rast tetar Sokol Ahmeti u shpall ”Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar” për këtë vit.
”Gara e ”Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 Qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe”, thuhet në postimin e FSK-së.
Përveç Ahmetit, sfidat e garës i kaloi me sukses edhe garuesja tjetër e FSK-së, Endrita Brahimi. Sipas FSK-së, pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtarët e FSK-së./21Media

Back to top button